Δες Τα Premium Στοιχηματικά Tips

Cilët futbollistë kanë shënuar më shumë gola në Champions League 

Përmbajtje

Mëso se cili futbollist ka arritur të shënojë më shumë gola në Champions League – Stiqima

Futbollisti që ka shënuar më shumë gola në historinë e Champions League është portugezi Cristiano Ronaldo.

Shndërrimi i Ronaldos në golashënues

Cristiano Ronaldo në fillim nuk ishte sulmues dhe nuk kishte shënuar deri në ndeshjen e 27-të të Champions League gjatë periudhës së tij të parë në Manchester United. Si rrjedhojë, pas kalimit të tij nga pozicioni i krahut në rolin e sulmuesit qendror, portugezi i famshëm filloi të gjente rrjetën me një shpeshtësi të frikshme, duke vazhduar të shënojë shumë gola edhe pas largimit të tij nga Old Trafford drejt Real Madridit.

Në 18 prill 2017, ishte lojtari i parë që arriti 100 gola në Champions League, me hat-trick kundrejt Bayernit në pjesëmarrjen e tij të 137-të në këtë kompeticion.

Ronaldo ka arritur të fitojë këtë kompeticion një herë me United dhe katër herë me Real Madridin, teksa është i vetmi lojtar deri më sot që ka shënuar në tre finale të Champions League. Ashtu sikurse dhe Messi, ai ka arritur të realizojë tetë hat-trick në Champions League.

Golashënuesit më të mire të të gjitha kohërave në UEFA Champions League (përjashtuar golat e kualifikimit)

Golashenuesit e parë në historinë e Champions League, duke përfshirë edhe sezonin 2023-2024 janë:

  • 140 gola: Cristiano Ronaldo (Portugalia, Manchester United, Real Madrid, Juventus)
  • 129 gola: Lionel Messi (Argjentina, Barcelona, Paris Saint-Germain)
  • 94 gola: Robert Lewandowski (Polonia, Borussia Dortmund, Bayern München, Barcelona)
  • 90 gola: Karim Benzema (Franca, Lyon, Real Madrid)
  • 71 gola: Raúl González (Spanja, Real Madrid, Schalke)
  • 56 gola: Ruud van Nistelrooy (Holanda, PSV Eindhoven, Manchester United, Real Madrid)
  • 54 gola: Thomas Müller (Gjermania, Bayern München)
  • 50 gola: Thierry Henry (Franca, Monaco, Arsenal, Barcelona)
  • 48 gola: Zlatan Ibrahimović (Suedia, Ajax, Juventus, Inter, Barcelona, AC Milan, Paris Saint-Germain, Manchester United)
  • 48 gola: Kylian Mbappé (Franca, Monaco, Paris)
  • 48 gola: Andriy Shevchenko (Ukraina, Dynamo Kyiv, AC Milan, Chelsea)
  • 46 gola: Filippo Inzaghi (Italia, Juventus, AC Milan)

Golashënuesit më të mirë të Champions League (përfshirë fazat kualifikuese)

10 golashënuesit më të mirë në historinë e kompeticionit të Champions League, përfshirë fazat kualifikuese dhe sezonin 2023-2024 janë:

  • 141 gola: Cristiano Ronaldo (Portugalia, Manchester United, Real Madrid, Juventus)
  • 129 gola: Lionel Messi (Argjentina, Barcelona, Paris Saint-Germain)
  • 94 gola: Robert Lewandowski (Polonia, Borussia Dortmund, Bayern München, Barcelona)
  • 90 gola: Karim Benzema (Franca, Lyon, Real Madrid)
  • 71 gola: Raúl González (Spanja, Real Madrid, Schalke)
  • 60 gola: Ruud van Nistelrooy (Holanda, PSV Eindhoven, Manchester United, Real Madrid)
  • 59 gola: Andriy Shevchenko (Ukraina, Dynamo Kyiv, AC Milan, Chelsea)
  • 54 gola: Thomas Müller (Gjermania, Bayern München)
  • 51 gola: Thierry Henry (Franca, Monaco, Arsenal, Barcelona)
  • 50 gola: Filippo Inzaghi (Italia, Juventus, AC Milan)

Numri më i madh i golave të shënuar nga një lojtar në Champions League për një ekip

Përjashtuar ndeshjet kualifikuese, numri më i madh i golave të shënuar duke luajtur në një skuadër të vetme, është arritur nga argjentinasi Lionel Messi me fanellën e Barcelonës. Pas tij vjen Ronaldo dhe Benzema me fanellën e Real Madridit. 

Le të shikojmë lojtarët e tjerë që kanë shënuar numrin më të madh të golave në Champions League në një ekip (përfshirë periudhën 2023-2024):

  • 120 gola: Lionel Messi (Argjentina, Barcelona)
  • 105 gola: Cristiano Ronaldo (Portugalia, Real Madrid)
  • 78 gola: Karim Benzema (Franca, Real Madrid)
  • 69 gola: Robert Lewandowski (Polonia, Bayern München)
  • 66 gola: Raúl González (Spanja, Real Madrid)
  • 54 gola: Thomas Müller (Gjermania, Bayern München)
  • 42 gola: Alessandro Del Piero (Italia, Juventus)
  • 42 gola: Kylian Mbappé (Franca, Paris Saint-Germain)
  • 41 gola: Mohamed Salah (Egjipti, Liverpool)
  • 36 gola: Sergio Agüero (Argjentina, Manchester City)
  • 36 gola: Didier Drogba (Bregu i Fildishtë, Chelsea)
  • 35 gola: Thierry Henry (Franca, Arsenal)
  • 35 gola: Ruud van Nistelrooy (Holanda, Manchester United)

Golashënuesit më të mirë në formatin e vjetër të Champions League

Champions League ekzistonte dhe më përpara si kompeticion futbolli nën emërtimin Kupa Evropiane. Figura të njohura si Alfredo Di Stéfano, Ferenc Puskás, Eusébio dhe etj. shkruanë historinë e tyre në atë formë të hershme kompeticioni.

Le të shikojmë 5 golashënuesit më të mirë të Kupës Evropinae (përfshirë dhe fazat kualifikuese), një kompeticion i Uefas që filloi në vitin 1955:

49 gola: Alfredo Di Stéfano (Argjentina/Spanja, Real Madrid)
47 gola: Eusébio (Portugalia, Benfica)
36 gola: Ferenc Puskás (Holanda, Honvéd, Real Madrid)
34 gola: Gerd Müller (Gjermania, Bayern München)
30 gola: Francisco Gento (Spajna, Real Madrid)

Nga Cristiano Ronaldo, futbollisti që ka shënuar me më gola në historinë e Champions League, te Lionel Messi, Benzema, Lewandowski etj, deri tek Di Stéfano dhe Eusébio, kompeticioni me i lartë evropian i futbollit vazhdon të prodhojë talente dhe golashënues.

Ekipi i Stiqima ndjek pa pushim çdo gol dhe çdo moment për të të lajmëruar në mënyrë të drejtpërdrejtë për gjithçka!

Elabet
EEEΠ | 21+ | Luaj me përgjegjësi
Ofertë Regjistrimi*
*Zbatohen kushte dhe termat
Novibet
EEEΠ | 21+ | Luaj me përgjegjësi
Ofertë Regjistrimi*
*Zbatohen kushte dhe termat
Winmasters
EEEΠ | 21+ | Luaj me përgjegjësi
Ofertë Regjistrimi*
*Zbatohen kushte dhe termat
Interwetten
EEEΠ | 21+ | Luaj me përgjegjësi
Ofertë Regjistrimi*
*Zbatohen kushte dhe termat
Fonbet
EEEΠ | 21+ | Luaj me përgjegjësi
Ofertë Regjistrimi*
*Zbatohen kushte dhe termat
Betsson
EEEΠ | 21+ | Luaj me përgjegjësi
Ofertë Regjistrimi*
*Zbatohen kushte dhe termat
Pamestoixima
EEEΠ | 21+ | Luaj me përgjegjësi
Ofertë Regjistrimi*
*Zbatohen kushte dhe termat